11.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mjekja gjinekologe: Burrat në emigracion, vijin lënë gratë shtatzënë e ikin. Sociologia shpjegon arsyet se përse djemtë dhe vajzat shtyjnë martesat

    Gjinekologia Enriketa Kroi, është shprehur se pas viteve ’90 në vendin tonë është shtuar migracioni.

    Ajo tha se burrat e martuar takohen me gratë njëherë në muaj, i lënë shtatzënë e më pas ikin sërish.

    “Ka shumë çifte që bashkëshorti është jashtë, vajza këtu, takohen njëherë në muaj, vajza ngel shtatzënë, burri rikthehet sërish atje.

    Këto raste janë shtuar shumë. Gjinia mashkullore ka emigruar shumë”- tha ajo.

    Ndërsa sociologia Entela Binjaku tha se në vendin tonë është rritur shumë numri i divorceve dhe martesave të pakta.

    Ajo tha se meshkujt e shtyjnë martesën për shkak të kushteve ekonomike, ndërsa vajzat për shkak të qasjes që kanë ndaj arsimimit.

    “Sot ka një diferencë të madhe mes burrit dhe gruas në martesë. Meshkujt martohen më të vjetër ndërsa femrat më të reja dhe hendeku i moshës ka ardhur në rritje. Numri i martesave është më i pakët ndër vite.

    Mendoj se shqetësimi duhet të jetë sepse çiftet po shkojnë drejt divorceve. Meshkujt e shtyjnë martesën me sigurinë ekonomike, ndërsa gratë e lidhin me arsimimin. Kjo ka bërë që shumë gratë të shtyjnë martesën”- tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit