9.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mjeku “shpërthen” ndaj kolegëve: Do shkoni në Gjermani të lani k*kën e pleqve

    Mjeku Edi Tushe ka reaguar ashpër në lidhje me infermierët që kërkojnë paga të larta, por që nuk dinë të bëjnë asgjë në lidhje me profesionin.

    Ai me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, teksa jep lajmërim për vende pune, shkruan se infermierët kërkojnë paga të larta, por që kur përballen me punën nuk dinë asgjë, as të mbajnë shiringën dhe as nuk kuptojnë fjalët teknike.

    Doktori nuk lë pa përmendur edhe “trendyn”, e Gjermanisë për infermierët teksa shkruan “- e hapni llapen dy metra, dhe thoni- do shkojme ne Gjermani!!… Ju??!!… Mjere Gjermania per ju!!!… Atje, te lani e shpelani pampersat dhe kaken e pleqve atje, nja 300 b.”, ne turn.

    Por atje e ulni koken dhe rrini si pula! Pastaj hipni neper metro nja dy ore larg ne te ftohte sa te arrini ne ato “shtepite” qe i paguani sa qimet e kokes, dhe goja prape ju rri mbyllur…. Kurse para nesh,….”

    Postimi i plotë i dr. Edi Tushe:

    Kemi vendosur qe rrogen e stafit ta bejme me mijera euro , meqenese kohet e fundit, eshte shume problem te  gjesh disponibel per te punuar edhe nje pastruese. Sa e doni rrogen te dashur infermiere? 1 milion, 2 milion,,,???? Sa???…. Ok, po jua bejme rrogen sa te doni ju!

    Por…. Kur perballeni me punen, rrini si guake!!

    Nuk dini te mbani shiringen, nuk dini te perdorni pipeten, nuk kuptoni asnje fjale teknike…. Lere pastaj kur duhet ti merrni gjakun nje femije te vogel- Dukeni sikur ju ka rene njeri me lopate mbrapa kokes!!!… Hapni syte si te habitura dhe me shume mundesi, veshet ju bejne zhurme kur ju shpjegojme detyrat… Po cfare keni menduar se po ju marrim ne pune per figure, apo per te treguar veten se cfare dini te beni.

    – e hapni llapen dy metra, dhe thoni- do shkojme ne Gjermani!!… Ju??!!… Mjere Gjermania per ju!!!… Atje, te lani e shpelani pampersat dhe kaken e pleqve atje, nja 300 b.”, ne turn. Por atje e ulni koken dhe rrini si pula! Pastaj hipni neper metro nja dy ore larg ne te ftohte sa te arrini ne ato “shtepite” qe i paguani sa qimet e kokes, dhe goja prape ju rri mbyllur…. Kurse para nesh,….

    Para nesh, beni tender me rrogat qe duhet te jene ne disproporcion te plote me performancen tuaj mediokre. Gjithsesi, ky lajmerim vlen ende. Te aplikojne vetem ato vajza qe kane deshiren te japin nga vetja dhe te jene me kembe ne toke.

    Pas këtij postimi, ka ardhur një reagim dhe nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, e cila e konsideron si të turpshme dhe të ulët.

    Reagimi i Shoqatës së Infermierëve:

    I turpshem dhe i ulet reagimi i Dr.Edi Tushe ndaj Infermiereve.

    Po ne aq vite sa ishe shef ne Maternitet ku punen me te madhe ta benin mamite dhe Infermieret dhe ne kurriz te tyre ti merje meritat dhe leket nga familjaret te dukeshin te mire dhe profesionist dhe tani qe dole ne pension dhe kalove privat te duken jo profesionist????

    Mos valle brezi juaj i ka merituar ato tituj qe mbani sot dhe ato pozicione qe mbani qe i keni kthyer si prona private dhe si vende per perfitime personale e jo per ti sherbyer pacienteve???

    Apo beni si them une e mos beni si bej une…

    Turp…turp…turp…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit