13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Modelja 57-vjeçare iu përgjigjet kështu, njerëzve që kritikojnë fotot e saj me rrobabanjo!

    Paulina Porizkova është një supermodele dhe aktore, e cila dikur fitoi kontratën më të paguar të modelingut. Ajo ka disa vite që po lufton kundër stereotipeve të moshës në Instagramin e saj.

    Karriera e supermodeles Paulina Porizkova zgjati më shumë se 4 dekada. Pavarësisht të gjitha thashethemeve për botën e modelingut, kjo grua ka marrë vetëm më të mirën nga përvoja e saj. Ajo nuk është lodhur kurrë duke shprehur vlerësim për të gjitha gratë që kanë punuar me të gjatë karrierës së saj ikonike.

    Pas karrierës, Paulina ka pasur disa momente vërtet të vështira, për shembull kur bashkëshorti i saj dhe këngëtari i Cars, Ric Ocasek, e hoqi nga testamenti para vdekjes së tij në 2019 dhe e la në një gjendje aq të rëndë saqë iu desh të merrte hua edhe për ushqime.

    Me kalimin e moshës, Paulina u bë një ambasadore e vërtetë e bukurisë natyrale! Ajo nuk ka frikë të postojë pa filtra dhe të tregojë se është krenare për çdo rrudhë në fytyrën e saj.

    Ndërkohë, fotot e ish-modeles me rrobabanjo, kanë shkaktuar debat në rrjet.

    Krahas komenteve të shumta pozitive, kishte dhe nga ata që i shkruanin se “është shumë e vjetër për të veshur bikini”.

    Këtyre njerëzve, Paulina iu përgjigj kështu:

    “Njerëzit që besojnë se bukuria ka lidhje vetëm me moshën nuk e kuptojnë bukurinë. Që të perceptosh bukurinë, duhet të kesh mundësi të shohësh. Unë mendoj se ne bëhemi më të bukur me moshën. E kemi fituar bukurinë tonë, e kemi kuptuar çfarë është dhe mund ta shohim shumë më mirë. Nuk ekziston diçka si ‘e shëmtuar dhe e vjetër’. Vetëm njerëz mendjengushtë dhe injorantë.”

    Modelja 57-vjeçare u përgjigjet kështu, njerëzve që

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit