Modelja Sara Gjoka ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku foli mbi mënyrën se si njihen sot të rinjtë, duke zbuluar edhe disa detaje nga jeta e saj private.
Gjatë intervistës, Ronaldo e pyeti nëse kishte marrë mesazhe nga personazhe të famshëm në Instagram që ajo kishte refuzuar. Sara u përgjigj me humor: “E prisja këtë pyetje. A ta lëmë vetëm me ‘hint’? Po ku është e bukura që ta dijë e gjithë bota?”
Kur Ronaldo insistoi për emrin, Sara zbuloi se bëhej fjalë për Robert Berishën. Ajo shtoi se mesazhet e tij nuk e bezdisnin, pasi ai shkruan si shumë të tjerë, por duke qenë emër publik, kishte rëndësi të veçantë.



