Një modele pretendon se ajo bën rregullisht ‘treshe’ me Zotin dhe se është seksi më i mirë që ajo ka bërë ndonjëherë.
Nita Marie, 45 vjeç, thotë se ajo po përjeton parajsën sa herë që fton Zotin që të bashkohet me të dhe burrin e saj në shtrat dhe se ajo e bën këtë të paktën dy herë në javë.
Amerikania nga Kolorado, pranon se partneri i saj nuk është gjithmonë i vetëdijshëm se ai po bashkohet në shtrat nga babai qiellor – por këmbëngul se ajo mund ta ndiejë praninë e tij edhe nëse ai nuk shfaqet në formë fizike.
Duke thënë një lutje përpara se të fillojnë seksin, Nita thotë se kjo ka përmirësuar orgazmat e saj dhe jeta e saj seksuale tani është më e mira që ka qenë ndonjëherë.
“Kur e ftoni Zotin të jetë pjesë e seksit, ju e ndryshoni aktin nga diçka thjesht fizike në diçka të shenjtë dhe shpirtërore”, shpjegon ajo.
“Kam kërkuar që të bashkohet me mua dhe burri im që nga hera e parë që bëmë dashuri. Nuk ka asgjë më të kënaqshme sesa kur përjetoni dashurinë e Zotit për ju, ndërsa kënaqni partnerin tuaj.”
Kjo nuk është hera e parë që modelja ndan lidhjen e saj të ngushtë me Zotin, pasi më parë ishte në krye të mediave duke thënë se Ai i tha asaj të vazhdonte të zhvishej – duke iu referuar karrierës si modele në OnlyFans.
Duke folur për mënyrën se si e fton Zotin në shtratin e saj, Nita shpjegon se megjithëse mund të tingëllojë e çuditshme për jo-besimtarët, ajo thjesht thotë një lutje dhe më pas ndjen Zotin në hapësirën përreth saj.