10.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Modelja “shpërthen” ndaj këngëtarit: Më shikon kur bëj dush, ka video

    Një gjë e kemi kuptuar, bëmat, zhurmat dhe sherret në këtë Big Brother Vip Kosova nuk kanë për të ndalur.

    Së fundmi, një tjetër episod i pakëndshëm është regjistruar në shtëpinë e “Vëllait të Madh” në Kosovë. Protagoniste ka qenë Xheneta Fetahu dhe këngëtari Arion Rexha.

    Modelja ka hedhur një “lumë me akuzë” kundrejt Arionit duke i thënë se ai e sheh duke bërë dush. Sipas Xhenetës, këngëtari ka shkuar disa herë për ta parë kur ajo ka qenë në tualet.

    Por, kjo akuzë është hedhur poshtë menjëherë nga Arioni i cili i ka thënë: “Mos i bëj qejfin vetes, edhe femra e fundit në botë të ishe as me gisht nuk të prekja”.

    Por, Xheneta nuk e la me kaq dhe insistoi duke thënë se akuzat e saj nuk janë të pabaza dhe se videot janë prova të këtyre momenteve.

    “Nuk bëj shaka, videot janë. Vjen 4-5 herë kur jam duke u larë”, ia ktheu ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit