17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Moderatorja shqiptare nxjerr mesazhet që i shkruajnë burrat e martuar (dhe të moshuar)

    Moderatorja Tea Trifoni ka publikuar mesazhet që ka marrë nga një burrë i moshuar.

    Ajo i postoi mesazhet në Instagram duke pyetur ndjekësit ‘kush tjetër pranon kësi mesazhe nga babai i dikujt?”.

    Ish-konkurrentja e Për’puthen mbuloi emrin dhe fotografinë, por në mesazhe personi në fjalë ka kërkuar vazhdimisht të flasë me të.

    Tea Trifoni është bërë e njohur nga emisioni “Përputhen”. Edhe prej asaj periudhe është një emër shumë i përfolur në shtypin rozë.

    Vitin e kaluar televiziv, ajo ishte pjesë e ekranit si moderatore në emisionin “Goca e Gra”.

    Por në mes të sezonit, ajo u zëvendësua nga dikush tjetër. Mbetet për t’u parë nëse do e shohim sërish në ekran me filimin e sezonit të ri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit