13.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Moderatorja simpatike e ekranit, do të bëjë “vetingun” e doganierëve!

    Moderatorja simpatike Ester Bylyku, e cila prej 9 vitesh ka moderuar emisionin “Glamour Zone” në Ora News, ka ndërmarrë një hap të ri në karrierën e saj.

    Bylyku nga ambientet e një limuzine ku realizonte intervistat për emisionin e saj do të kalojë në zyrën drejtuese të policisë gjyqësore që do të bëjë procesin e vetingut në Doganat shqiptare.

    E kush thotë se vajzat e ekranit ose siç quhen VIP, nuk kanë një karrierë në administratë? Tani, të gjithë doganierët do të merren në pyetje prej saj, shkruan Newsbomb.

    E përfshirë prej shumë kohësh në botën e showbizz dhe me lajme që gjithmonë përbënin lajm edhe për të Esteri tanimë do të duhet të vishet vetëm me kostume zyrtare për të kryer më së miri detyrën e re.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit