24.5 C
Tirana
E shtunë, 3 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Moment i shkëputur nga konteksti”, Genta Gjalpi reagon “indirekt” pas publikimit të VIDEOS ku dukej se ushtronte dhunë ndaj vajzës së partnerit

    Pas publikimit të një videoje shqetësuese në rrjet, ku ish-banorja e “Big Brother Albania”, Genta Gjalpi, shihej duke u sjellë në mënyrë agresive me një vajzë të mitur, ka ardhur edhe reagimi i saj i parë.

    Pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit tregonin Gentën duke kapur nga flokët një vajzë në një ambient publik, për të cilën burime jozyrtare pretendojnë se është vajza e bashkëshortit të saj nga një marrëdhënie e mëparshme.

    Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale, dhe në mënyrë të menjëhershme ka folur edhe nëna biologjike e vajzës, e cila u shpreh se do ta çojë çështjen deri në fund dhe do kërkojë drejtësi për të bijën.

    Reagimi i Gentës ka ardhur përmes një postimi në Instagram, ku ajo ka shpërndarë një mesazh të shkruar nga një mikesha e saj.

    Në reagimin e saj, të cilin genta e mbështet thuhet:

    “Një moment i shkëputur nga konteksti nuk tregon të vërtetën.
    Shoqja ime, Genta, po përpiqej të ndalonte një fëmijë që po vraponte drejt rrugës – një reagim instinktiv, mbrojtës dhe plot përgjegjësi.

    Genta është një grua e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe kujdesit për moshën e tretë.”

    Mikesha e Gentës kërkon gjithashtu që publiku të tregojë kujdes me gjykimet e nxituara, duke theksuar fuqinë dhe përgjegjësinë që mbartin rrjetet sociale.

    Derisa situata të qartësohet plotësisht nga autoritetet përkatëse, reagimet në rrjet mbeten të ndara: disa e shohin videon si të pakundërshtueshme, ndërsa të tjerë kërkojnë më shumë informacion për të kuptuar rrethanat reale të ngjarjes.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit