26.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Momenti kur kuptova se jam biseksuale’

    1.

    “Kisha disa ide prej kohësh, por nuk më dukej sikur ishtë bërë fakt derisa supozohej të takohesha me dikë për të pirë diçka dhe e gjeta veten të “tronditur” për herë të parë pas një kohe të gjatë. Gjithçka që ajo tha më dukej kaq e zgjuar dhe kaq qesharake dhe sigurisht supozova se më kishte rënë pija në kokë, derisa u ktheva në shtëpi dhe kuptova se atë lloj energjie e kisha ndjerë vetëm më parë, kur më pëlqente vërtet dikush.

    Fakti që ajo nuk ishte një “ai” – ishte surprizuese, por jo aq sa fakti që më në fund, unë filloja t’i kem përsëri ato ndjesitë e forta të pëlqimit. Asgjë nuk ndodhi mes nesh, por ishte momenti që më bëri të riformuloja mënyrën se si e pashë veten dhe fillova të kuptoja se një pjesë e arsyes pse u ndjeva kaq e sigurt në këto hapësira të çuditshme, është sepse isha (dhe jam) biseksuale.” – Kaela, 34 veç

    2.

    “E kuptova se isha biseksuale kur kisha një shoqe të bukur dhome, polake, në një program veror kur isha 15 vjeç! Ajo i puthte njerëzit si me shaka dhe unë fshehurazi shpresoja se do të përpiqej të më puthte. Mendoj se ishte me të vërtetë hera e parë që më ndodhi.” – Rani, 26 vjeç

    3.

    “Nuk jam aspak rehat me emërtimin ‘biseksual’, por kjo është kryesisht sepse nuk më pëlqen asnjë etiketim! Kur kuptova se e doja idenë e grave po aq sa burrat, më trembi. Më pëlqen të jem grua dhe kisha frikë të dua të njëjtën gjini. Mendoja se do të më bënte të ndihesha më pak si vetja. Por në të vërtetë ndodhi pikërisht e kundërta. Duke i dhënë vetes lirinë për të kuptuar se jam e tërhequr nga burrat, gratë dhe kushdo tjetër në mes, më ka bërë të ndihem edhe më shumë si personi dhe gruaja që supozohet të jem.” – Alexa, 26 vjeç

    4.

    “Momenti kur kuptova vërtet se isha biseksuale, është kur njerëzit më pyesnin gjithnjë për “burrin e ardhshëm”. Më vinte t’u bërtisja: Po sikur të jetë ‘gruaja’ e ardhshme’? Javën tjetër, u thashë të gjithëve se kush jam.” – Abby. 28 vjeç

    5.

    “I dërgova këtë mesazh shokut tim: ‘Kam kuptuar se jam biseksuale. Jo 50% homoseksuale apo 50% heteroseksuale, por 100% biseksuale. Familja nuk e di dhe sigurisht nuk kam ndërmend t’i them tani, por duhet t’ia thoja dikujt.  Më në fund e kuptoj se pavarësisht nga përpjekjet e mia për t’u ulur në njërën anë të një spektri ose në një tjetër, unë nuk mund të ndryshoj atë që jam.” – Eni, 28 vjeç

    Cosmopolitan

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit