20.5 C
Tirana
E shtunë, 11 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Momenti më i trishtë në jetën e Alketa Vejsiut ka qenë kur… iu dogjën një palë atlete

    Alketa Vejsiu ka rrëfyer një ndër momentet më të trishta të jetës së saj. Para fëmijëve në “Kurthin e Piter Pan”, Alketa tregoi se kur ishte e vogël prindërit i bënë dhuratë një palë atlete kineze, por pas larjes ata i vendosën ato në sobën me dru për t’u tharë dhe gabimisht i harruan atje.

    Moderatorja tha se atletet ishin puna e një viti edhe u dogjën duke dhënë më pas edhe një mesazh shumë domethenës. “Unë kur kam qenë e vogël, ngaqë prindërit e mi nuk kishin mundësi, kishin mbledhur lekët dhe më blenë një palë atlete kineze inkeliti, të cilat i vesha ditën e parë shumë e lumtur dhe i futa në llucë dhe i bëra copë-copë. Mami dhe babi m’i lanë dhe m’i vendosën në sobë me dru që të thaheshin dhe i harruan atje.

    Atletet që ishin mbledhja e gjithë parave të një viti pune u dogjën dhe unë të nesërmen në mëngjes nuk kisha më atlete. E kujtoj këtë si një ndër momentet më të trishta të jetës time. Më pas kuptova që edhe të jesh një Luli i vockël që ta kesh të çarë atë çizmen dhe të mos kesh atlete, edhe këmbëzbathur kur do t’i bësh gjërat, mund t’i bësh dhe ta gëzosh jetën”, tregoi Alketa.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit