15.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Monika flet për burrin: Dashuria e tij me Yuri Kim tani është më e zjarrtë

    Deputetja opozitare Monika Kryemadhit thotë se ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka thënë asaj se është “kundër amnistisë fiskale”, në një takim ku ishin edhe deputetët Jorida Tabaku dhe Damian Gjiknuri.

    Duke folur për marrëdhënien e ambasadores së SHBA me bashkëshortin e saj, kryetarin e zgjedhur të PL-së, Ilir Meta, Kryemadhi nuk kurseu batutat, duke thënë se “dashuria pas sherrit është edhe më e fortë”.

    “Biseda e tyre (Kim-Fevziu) për marrëdhëniet me Ilir Metën ishte si të ishin të dashurit e Veronës.

    Këta nuk duan t’ja dinë se Edi Rama i prashit nga mëgjesi në darkë, merren se si është dashuria e Ilir Metës me ambasadoren amerikane.

    Dashuria pas sherrit është edhe më e fortë”, deklaroi Kryemadhi gjatë në një interviste në emisionin e gazetares Beti Njuma.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit