12.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Monika Kryemadhi betohet: Kjo është fytyra ime siç më ka bërë nëna, s’kam bërë asnjë operacion

    Ka disa dosje që janë bërë kundër Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, por a ju trembet ajo këtyre dosjeve?

    Monika Kryemadhi thotë se në SPAK është gjithë familja e saj, por nuk frikësohet pasi është paditur për fatura fallco.

    Monika Kryemadhi: Nuk ju frikësohem fare. Në SPAK jemi paditur familjarisht për fatura fallco. Po të merrni atë që nxjerrin halet e qeverisë, po t’ia jepni ta shikojë çdo punonjës banke do të thotë se është fallco.

    Sipas saj e gjitha bëhet për të shkëputur vëmendjen nga afera e incineratorëve.

    Kryemadhi shprehet “dhe varrin e babait tim po ta hapin nuk do të gjejnë asnjë gjë të padeklaruar”.

    Monika Kryemadhi: Erion Veliaj që është avokat i incineratorëve dhe pronari i incineratorëve që është Edi Rama, edhe varrin e babait tim po ta hapin nuk do të gjejnë asnjë gjë të padeklaruar.  Lufta që në kohën e Berishës kur ka qenë president. 

    Me Fatos Nanon e me të gjthë kalvarin e Ramës na kanë bërë jo vetëm të jemi të sigurt por dhe korrekt me njerëzit me ligjet e me shtetin. Përpara Edi Ramës Erion Veliajt, Lulëzim Bashës, Sali Berishës, Fatos Nanos e kujtdo tjetër. Po përmend të gjithë emrat që kanë qenë kryeministra. Kanë hetuar qarqet antishqiptare, çdo gjë dhe nuk kanë gjetur asnjë gjë.

    Gjithashtu ajo nuk la pa përmendur as akuzat që i bëhen për zhvillim të operacioneve plastike ku u shpreh se në rast se do të vendosë ti bëjë, do t’i bëjë live.

    Monika Kryemadhi: Ti merresh me fytyrën e Monikës, se do të mbulosh fytyrat e 24 kompanive që kanë vjedhur 189 milion dollarë evazion fiskal, por me ato lekë kishte rritur 200% rrogat e pedagogëve. Ditën që do të bëj operacion plastik edhe për fytyrën, edhe për trupin, do ti bëj live që të shtoj klikimet në You Tube që të filloj të marr disa të ardhura nga You Tube.

    Ajo tha se do jetë edhe pas 30 vjetësh në politikë dhe pas saj do jetë vajza e vet.

    Kryemadhi: Mua nuk ke çfarë më bën më. Më shumë se i kanë bërë Monika Krymadhit, fëmijëve të saj dhe familjes së saj nuk kanë çfarë ti bëjnë më. Incineratorëve nuk u ndahem. Aty më kanë me bukë me vete, si Skëndërbeu me turqit jam unë. Nga pas te incineratorët, do ta pres 700 ditë, 1700 ditë, është 30 vjet koncesion. Nuk u ndahem se kam akoma prova të tjera për të publikuar. Unë pres SPAK.

    SPAK është në atë moment që ata dy prokurorë që ka në incineratorin e Tiranës të pakën  të kenë mundësi që në 700 ditë kanë verifikuar një letër. Nuk po flas për evazionin fiskal që është me 6231 fletë që nuk i fshehin dhe fshijnë dot. Nuk kanë ku ti fshehin. Nuk po flas për incineratorin  e Elbasanit dhe Fierit që i mbyllën dhe i rihapën. Donin ti linin vetëm me Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon. Por Alqi Bllako ka bërë më pak faj se Armando Subashi i Fierit. Janë shumë gjëra që ne po i shikojmë. 30 vjet këtu jam unë, edhe po e lashë unë ka për ta vazhduar vajza e vogël, ajo më ngjan mua.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit