16.5 C
Tirana
E martë, 15 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Monika Kryemadhi dhe Albana Vokshi qajnë hallet para SPAK: Ai qelbësira po bën shumë lekë….

    Dy deputetet e opozitës, Albana Vokshi dhe Monika Kryemadhi u takuan sot rastësisht në oborrin e SPAK.

    Vokshi po dilte nga seanca që ka me sipërmarrësen Vilma Nushi e cila e ka kallëzuar për shpifje, ndërsa Kryemadhi për të bërë paraqitjen e radhës, sipas masës së sigurisë që është vendosur ndaj saj.

    Në pak çastet e takimit mes tyre, Kryemadhi shfaqet e acaruar me një nga deputetët e opozitës i cili sipas saj ‘po bën para’.

    “Shumë i pacipë paska qenë, bravo i qoftë. Ai është për në librin Guinness. I vetmi njeri në opozitë që pasurohet”, u dëgjua të thotë Kryemadhi, ndërsa Vokshi pohonte me kokë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit