13.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Monika Kryemadhi e ka seriozisht, i hyn filmave

    Monika Kryemadhi, siç kishte lajmëruar edhe më parë, pas betejave ligjore duket se po i jep fund marrëdhënies së saj me politikën, për t’u bërë tashmë pjesë e botës së showbizit.

    Së fundmi, Kryemadhi ka publikuar disa foto dhe video ku shfaqet në skenat e sheshit të xhirimit të një filmi, së bashku me blogeren Dea Vieri.

    Ish-deputetja shfaqet sensuale, e veshur me penjuar të bardhë, mbi një krevat dhe me skenar në dorë, në një atmosferë tipike filmike që ka ngjallur menjëherë komente dhe batuta.

    Mes urimeve për “profesionin e ri”, komentuesit nuk kanë nguruar as ta thumbojnë Kryemadhin. Një prej tyre shkruan: “Ku është burri?”.

    Filmi, ku Kryemadhi luan rolin e nënës së personazhit të Deas, shënon debutimin e saj të parë në kinematografi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit