7.5 C
Tirana
E martë, 13 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Monika Kryemadhi e zënë me Big Brother-in, gjyqtarja sposton seancat në GJKKO: Të martave ka prime…

    Angazhimi i Monika Kryemadhit si opinioiste e “Big Brother VIP Albania” 5 ka sjellë dhe spostimin e cështjeve gjyqësore në GJKKO.

    Kryemadhi kërkoi nga gjyqtarja Irena Gjoka moszhvillimin e seancave gjyqësore ditë të martë për shkak të prime-t e as të mërkurave pasi e emisioni zgjat deri vonë, kërkesë të cilën gjyqtarja e ka pranuar.

    Të gjitha seancat gjyqësore për dosjen Meta-Kryemadhi do të zhvillohen ditë të enjte, ndërsa e radhës është caktuar më datë 22 janar.

    Seanca tjetër u la në datën 22. Bëra një kërkesë se donin ta linin ditë të martë. Gjyqtarja e pranoi kërkesën time që ditën e martë që kam prime në Big Brother të mos kemi seancë gjyqësore. As të mërkurën në mëngjes së shkon prime shumë vonë. Që kështu ne do të kemi seancë cdo të premte”, tha Monika Kryemadhi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit