1.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Monika Kryemadhi kapet në mashtrim, kësaj here për vëllanë e Frida Krifcës

    Pas denoncimit të Monika Kryemadhit për favorizimin e vëllait të ministres Frida Krifca në lidhje me kompaninë e incerenatorëve, një studio ligjore kontaktoi me hashtag.al duke ofruar dokumentacion mbi këtë marrëdhënie.

    Ndërsa Kryemadhi publikoi një dokument Ecxel, ku figuronte pagesa prej 5 milionë lekësh të reja për vëllain e ministres nga firma e incerenatorit, studioja ligjore ofroi faturat autentike tatimore, të cilat sugjerojnë një tjetër narrativë.

    Sipas dokumenteve rezulton se pagesa nga kompania e incerenatorëve është bërë e 8 telefonave celularë të markës I Phone 6, ndërsa një tjetër dokumet i ofruar sugjeron se vëllai i ministres Kastriot Krifca ka të regjistruar në QKB një kompani për tregtimin e celularëve dhe pajisjeve elektronike që prej vitit 2001.

    Kryemadhi kapet sërish në mashtrim, kësaj here për

    Këto të dhëna të vitit 2019 sugjerojnë që marrëdhënia ka qënë krejtësisht tregëtare mes palëve dhe jo e lidhur me aktivitetin ose kompentencën e Frida Krifcës në periudhën përkatëse.

    E njëjta studio ligjore ka dërguar në Hashtag.al një hartë në të cilën shfaqet sera e ndërtuar nga AZHBR, jashtë territorit të landfillit.

    Kryemadhi kapet sërish në mashtrim, kësaj here për

    Sera e ndërtuar nga AZHBR, jashtë territorit të landfillit 

    Kontrata për ndërtimin e kësaj sere është lidhur në 14 Dhjetor 2020, ndërsa studio ligjore i shkruan Hashtag.al se:

    “ Investimi për serën ka qënë 585 mln lekë (të vjetra) dhe sera është inspektuar nga inspektorët e ministrisë së Bujqësisë dhe programimit IPARD. Ftojmë këdo të inspektojë investimin apo dokumentacionin  përkatës, shkruan studioja ligjore.”(Hashtag)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit