14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Monika Kryemadhi: Në kohën e Ilir Metës shqiptarët kishin më shumë para, bënin jetë

    Deputetja Monika Kryemadhi është shprehur se në kohën kur bashkëshorti i saj, kryetari i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti i vendit, ishte në pushtet, shqiptarët kishin më shumë para. Sipas saj, në kohën e Ilir Metës kishte standard jetese.

    “Tani rritja ekonomike mezi e kap 3 për qind, në kohën e Ilir Metës rritja ekonomike ishte 22 për qind. Shqiptarët kishin më shumë para, investonin në shtëpitë e tyre, kishin më shumë standart jetese. Tani me 3 përqind rritje ekonomike është vetëm inflacion”, është shprehur Kryemadhi.

    E ftuar në emisionin “Ora e Betit”, Monika Kryemadhi është rikthyer dhe njëherë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

    “Edhe në 25 prill po të kishim qoftë dhe një miting të përbashkët situata do të ishte më ndryshe. Po të kishim që komisionerët të mos ndryshonin procesverbalin, anëtarët e KZAZ në Berat, në Durrës, në Korçë, në Vlorë të mos ndërronin procesverbalin, PS do të ishte me 4 mandate më pak dhe LSI do të ishte me 4 mandate më shumë”, ka shtuar ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit