Monika Kryemadhi dhe zyrtarja e Partisë së Lirisë, Elona Guri, janë shfaqur si modele në festën me të rinjtë e LRI.
Ato janë veshur me të zeza dhe në fytyrë mbajnë po ashtu syze të zeza, me shkrimin “Rama ik”.
Siç shihet dhe nga pamjet, të dyja ato kanë marrë qëndrim dhe pozojnë duke nxjerr në pah syzet.
“Be cool, be LRI”, shkruhet në syzet që mban Monika Kryemadhi.
Edhe pse Lëvizja Socialiste për Integrim u zhduk dhe tashmë ajo drejtohet nga bashkëshorti i saj, me emrin Partia e Lirisë, Kryemadhi duket se ka ende në dorë të rinjtë e partisë.
Për këta të fundit, emri nuk ka ndryshuar siç ndodhi me partinë.