19.5 C
Tirana
E shtunë, 12 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Monika Lubonja për të zbutur tigrin pa dhëmbë, emërohet drejtoreshë e kopshtit zoologjik

    Aktorja Monika Lubonja drejtore e kopshtit të ri zoologjik. Aktorja paguhej si këshilltare e Veliajt kur ishte brenda shtëpisë së BBV dhe “mbeti pa punë”.

    Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama prezantuan dy ditë më parë kopshtin e ri zoologjik, i quajtur Tirana Zoo Park.

    Gjatë vizitës në hapsirat e reja, Rama dhe Veliaj shoqëroheshin nga një bionde, e tranformuar edhe ajo. Prapaskena mëson se ajo është Monika Lubonja, e cila është emëruar nga Veliaj drejtoreshë e Kopshtit të ri Zoologjik.

    Se çfarë lidhje ka aktorja e teatrit Monika Lubonja me administrimin e kopshtit me 160 kafshë, këtë duket e vështirë për ta kuptuar, por rëndësi ka që do të jetë aty.

    Me sa duket Veliaj ka menduar për t’i gjetur një vend pune aktores pas eksperincës së saj brenda ‘BBV’, duke i besuar kopshtin e ri me kafshë të vjetra.

    Gjatë kohës kur Monika Lubonja ishte në Big Brother, sipër Arjola Demirit, ajo paguhej si këshilltare e Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës. Tashmë do të drejtojë kopshtin zoologjik, në të cilin ndodhet edhe një tigër pa dhëmbë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit