5.5 C
Tirana
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Monstra e Pogradecit

    Nga Xhensil Shkëmbi

    Ky është Rushan Selko, 67 vjeçari që lidhi, përdhunoi dhe la shtatezanë një 12 vjeçare në Pogradec. Ky poshtërsia këtu

    Çdokush që bën të tilla vepra, duhet poshtëruar publikisht!

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin  Piskupat. Një 12 vjeçare nga ky fshat është përdhunuar para 4 muajsh nga një 67 vjeçar po nga i njëjti fshat.

    Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67 vjeçarit, por është zbuluar vetëm tani pasi 12 vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4 muajshe.

    E mitura e terrorizuar nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi 67 vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në raste se i tregonte prindërve.

    E mitura në praninë e psikologut është pyetur mbrëmjen e sotme për orë të tëra në prokurori ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe se si autori e kishte përdhunuar me forcë duke e lidhur, në banesën e tij.

    Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar për vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzënë 4 muajshe.

    Pas kësaj ngjarjeje vajza ka tregruar më pas sesi 67 vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij, i cili tashmë është arrestuar nga policia.

    Mësohet se autori është baba i 4 fëmijëve si dhe është edhe gjysh. Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje tepër të rëndruar psikologjike.

    Nga komunikimi që kemi me familjarët e të miturës, jashtë kamerave, ata janë shprehur se me të autorin e dyshuar kishin shumë miqësi dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njeri tjetrit

    Ndër të tjera, ata nuk kanë patur dyshime që mund të ndodhte kjo ngjarje pasi kanë patur marrëdhënie korrekte mes dy familjeve

    Ata presin që drejtësia të bëjë punën e saj teksa paraqiten në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe shprehen se ndihen të turpëruar nga ngjarja që ka ndodhur

    Banesat e autorit të dyshuar dhe të të miturës janë ngjitur me njëra tjetrën dhe familjarët e lejonin që të shkonte në dyqan për të ardhur në ndihmë familjes të autorit të dyshuar

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit