9.5 C
Tirana
E enjte, 27 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Mora çekun, por një lajm më theu shpirtin…”, Big Basta tregon momentin e vështirë gjatë natës së fitores!

    Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të “Ferma VIP 2”. Pas 24 javësh, mes emocioneve dhe surprizave, Big Basta  u kurorëzua si më i miri dhe më i votuari nga publiku duke fituar çmimin prej 100 mijë euro.

    Në një rrëfim prekës së fundmi, ai tregoi se në momentin e finales i tha motrës së tij: “Do mblidhemi te nëna për të festuar”, por aty mori lajmin e trishtë se gjyshja e tij kishte ndërruar jetë.

    “Pasi dola, mora çekun, por mora edhe një lajm të keq. I thashë motrës se do mblidhemi te nëna, por ajo më tha që nëna ka ndërruar jetë. Nuk e gëzova 100% këtë fitore,” – u shpreh ai, duke treguar se çfarë kaloi.

    Në një intervistë ekskluzive për BORDO, Big Basta ka zbulua shumë rreth atij edicioni, marrëdhëniet me ish-fermerët e tjerë dhe planet e tij të ardhshme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit