30.5 C
Tirana
E hënë, 21 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Mora fjalë” bastardohet duke u kënduar me brekë, Albina Kelmendi reagon ashpër ndaj Egli Takos!

    Prej disa ditësh Egli Tako ka performuar disa koncerte në Kosovë, pas publikimit të disa këngëve të saj. Përveç tyre Egli ka performuar disa këngë patriotike shqiptare, ndër to edhe kënga patriotike “Mora fjalë” nga Shkurte Fejza.

    Ama Egli është paragjykuar shumë në rrjete sociale, për veshjen e saj gjatë performimit të këtyre këngëve e mbështetës të këtyre komenteve ka qenë edhe këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi. Ajo ka shpërndarë një video të Eglit duke performuar ku shkruhet:

    “Adem Jashari dhe Shkurte Fejza na fal. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne bastardohet duke u këndruar me brek.”

    Albina ka shtuar në postim:

    “M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit