14.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Mori apo jo vendim për Ballukun, Gjykata Kushtetuese dhe çfarë do bëjnë tani socialistët?

    Ndarja 4 me 4 e Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e qeverisë në lidhje me pezullimin e zv.Kryeministres Belinda Balluku nuk e shpëtoi këtë të fundit nga masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Posaçme, por me gjasë as nuk do të shuajë debatin juridik në parlament për kërkesën tjetër të SPAK, atë të heqjes së imunitetit të saj.

    Burime nga mazhoranca sugjerojnë se socialistët do ta interpretojnë këtë ndarje të Gjykatës Kushtetuese si mungesë vendimmarrje, pasi nuk u sigurua shumica prej 5 votash, pro apo kundër masës së pezullimit.

    Rrjedhimisht, thonë burimet, Gjykata Kushtetuese dështoi që të krijojë precedentin nëse një gjykatë e shkallëve të tjera mund të pezullojë një ministër, që sipas Kushtetutës gëzon imunitetin e deputetit.

    E parë në këtë këndvështrim, sipas socialistëve, rikthimi në fuqi i masës së pezullimit për zv.Kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk është produkt i shqyrtimit në thelb të objektit të përplasjes mes Qeverisë nga njëra anë dhe SPAK dhe Gjykatës së Posaçme nga ana tjetër, por është produkt procedurial i parashikuar nga ligjvënësi për të shmangur ngërçet në rastet kur nuk ka vendimmarrje, si në rastin konkret.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit