8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mori qindra milionë lekë, SPAK arreston njeriun e besuar të Armand Dukës

    SPAK ka arrestuar lidhur me inceneratorin e Fierit dhe njeriun e besuar të Armand Dukës, Arben Dervishaj që është dhe zv. president i FSHF dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF.

    Arben Dervishaj rezulton të jetë i përfshirë në skandalin e pagesave të dyshimta të Inceneratorëve në Shqipëri.

    Arben Dervishaj njihet si një nga njerëzit më të afërt të Armand Dukës dhe ai është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së prej dy mandatesh.

    Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për Inceneratorëve, administratorja e koncensionit të Tiranës, Arjola Kodra ka bërë të ditur se një prej kompanive të konsulencës që ka paguar firma e “Integrated Energy BV SPV” është dhe kompania “AVE CONSULTING SHPK”.

    Kjo kompani sipas Arjola Kodrës është supervizore e koncensionit.

    Në një hulumtim në databazën e Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se kjo kompani ka si administrator, Arben Devishajn e FSHF-së.

    Mësohet se Dervishaj si njeri i Armand Dukës dhe kompania e tij kanë ofruar shërbime konsulencë për kompaninë e cila është vendosur në qendër të skandalit që prej vitit 2018, ku rezulton të jetë kryer dhe pagesa e parë.

    Në total kompania e krahut të djathtë të Armand Dukës ka fituar nga inceneratori i Zotos plot 744 milionë lekë të vjetra, ose rreth 744 mijë USD.

    Dervishaj njihej dhe si njeriu që manipuloi zgjedhjet në FSHF, duke caktuar vetë dhe delegatët nëpër qarqe dhe duke i dhënë fitoren në tavolinë Armand Dukës. Mediat kanë publikuar disa herë fakte se si Dervishaj ka ndërhyrë duke cënuar procesin e drejtë zgjedhor në Gjirokastër, Fier etj, me qëllim garantimin e fitores për Armand Dukën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit