29.5 C
Tirana
E martë, 1 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mos e pyesni më Loredanën për martesën: E ka fobi!

    Fobia e fundit e Loredanës është martesa. Këngëtarja e zbuloi vetë përmes një komenti në TikTok ku i përgjigjej dikujt që e pyet: “Po mendon të martohesh?”

    Mos e pyesni më Loredanën për martesën: E ka fobi!

    “Unë e kam fobi martesën!”- ia kthen reperja në gjermanisht dhe mund ta marrim me mend pse. U bënë vite që ndarja e Loredanës dhe Mozzik diskutohet në rrjet. Dyshja, prindër të një vajze kanë patur marrëdhënie të komplikuar duke u ndarë dhe rikthyer sërish tek njëri-tjetri disa herë.

    “Drama” e fundit mes ish- çiftit erdhi pas këngës së fundit të Mozzik, “Të dua” u përfol për një tradhti të mundshme nga ana e saj, gjë e cila u mohua kategorikisht nga Loredana. Të gjitha këto thashetheme, fjalë pa fund dhe kunja që nuk kursehen herë pas here duket se e kanë bërë të ketë fobi vetëm nga mendimi për t’u martuar.

    Mos e pyesni më Loredanën për martesën: E ka fobi!

    Meqë jemi këtu, ju duhet të dini se ekzistojnë 5 frikërat më të mëdha pse njerëzit kanë frikë nga martesa:

    1. Frika nga divorci

    2. Frika se mos një ditë nuk do ta duan më partnerin

    3. Frika nga tradhtia (si nga ana e partnerit ashtu dhe nga vetja)

    4. Frika e një martese si ajo e prindërve (çift i distancuar, jo të dashuruar dhe një martesë me shumë konflikte)

    5. Frika nga e panjohura (Si është martesa? A do ndryshojë gjithçka për mua nëse martohem?)

    Nuk mund ta marrim me mend cilën nga frikërat ka Loredana për momentin, por lajmi i mirë është se këto frikëra-kalojnë!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit