11.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Mos ha m*t, se e di si del ti prej këtu, Aidën e respektoj” – Maestro e provokon me Butrintin, Luizi del nga vetja

    Një situatë e tensionuar është regjistruar ditën e djeshme në “Big Brother Vip” mes Luizit dhe Armaldos dhe shkaku ka qenë një personazh jashtë shtëpisë. Bëhet fjalë për ish të dashurin e Kiarës, Butrint Imerin.

    Fillimisht ka qenë banorja e re Jori, e cila i ka kërkuar produksionit vendosjen e këngëve të Butrint Imerit dhe ka folur hapur me Luizin se ai ka qenë ish i dashuri i Kiarës, edhe pse ai bënte si nuk dinte gjë.

    Por, ka ardhur disa ngacmime nga ana e Armaldos për Kiarën, i cili i kërkonte të thoshte se kush është ky.

    “Se kam dëgjuar asnjëherë kush është ky”, dëgjohet të thotë Armaldo, ndërsa Kiara i përgjigjet “Pse bëhesh ngacmues?”.

    Pas një momenti qetësie, Luizi i është afruar Armaldos dhe i ka dhënë një paralajmërim të fortë. Por duket se shkak ka qenë dhe një fjalë e mëparshme e Armaldos, kur Kiara po fliste me Jorin për Butrintin, ai i kërkoi Luizit që të shkonte dhe të flinte gjumë.

    Luizi: Armldo, Aidën unë e respektoj.

    Armaldo: Edhe unë po të respektoj.

    Luizi: Jo po të tregoj se ti e din

    Armaldo: Se unë ça po të bëj.

    Luizi: Po të tregoj sërish, unë Aidën e respektoj.

    Armaldo: Dhe unë Kiarën e respektoj, siç po të respektoj ty.

    Luizi: Më shih në sy, unë e le këtë lojë direkt dhe e di si del ti prej këtu.

    Armaldo: Nëse ti flet në këtë mënyrë e ke shumë gabim, sepse unë nuk po bëj asgjë.

    Luizi: Mos ha m*t, rri urtë.

    Pas këtij momenti, Armaldo ka bërë sikur nuk ka ditur gjë në lidhje me romancën e kaluar mes Kiarës dhe Butrintit dhe shkoi të sqarohet me Luizin, por ky i fundit nuk e pranoi dhe vazhdoi me presionin ndaj tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit