13.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Mos harro kurrë që babi të do”, djali i Meritonit feston ditëlindjen, urimi prekës i ish-banorit të BBV. Reagon ish-partnerja e tij!

    Meriton Mjekiqi, në një postim në Instagram ka uruar për ditëlindje djalin e tij, Loarin.

    Ish-banori i Big Brother, ka ndarë disa foto të ëmbla nga momentet me të, ndërsa në një mesazh i thotë: Shpirti i babit, Loar! Gëzuar ditëlindjen, dritë e diellit dhe syve të mij. Mos harro kurrë që babi të do”.

    Teksa konkurronte në Big Brother Vip 3, Meritoni ndau historinë me djalin e tij që preku zemrat e mijëra shikuesve, duke treguar se ai vuante nga spektri i autizmit. Edhe nëna e Loarit, Egesta e ka uruar me disa fjalë të veçanta, duke e quajtur ‘superhero’.

    “To my superhero LOAR Vlera jote per mua eshte pertej çdo mase. Uroj qe Ditelindja jote te jete po aq e veçantë sa je ti për mua. Gëzuar ditëlindjen, djali im i dashur, ti je një bekim i vërtetë në jetën time. Dashuria ime per ty është pa kufi Te dua pafund Loar Mama loves you forever Happy 6th baby”, shkruan Egesta në postimin e saj në rrjetet sociale.

    Marrëdhënia e Meritonit me ish-partneren e tij, është karakterizuar nga ulje-ngritje të vazhdueshme, ndërsa së fundi raportohet se ajo nuk e lejon reperin që ta takojë djalin e tij.

    Së fundi Egesta ka qenë në Kosovë, por duket se një takim mes Meritonit dhe djalit nuk është bërë i mundur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit