11.5 C
Tirana
E martë, 4 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mos harroni, këtë fundjavë ndryshon ora!

    Rikthehet ora diellore në natën mes të shtunës dhe të dielës. Akrepat e orës duhen kthyer 1 orë prapa në orën 3 të mëngjesit. Kështu, do të flemë 1 orë më shumë, por do të kemi një orë më tepër errësirë.

    Të gjitha pajisjet dixhitale si celularë e kompjuter përditësoshen në mënyrë automatike, ndërsa manualisht duhet të ndryshojmë vetëm orët analoge.

    Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri fundjavën e fundit të muajit Mars, e dielë 31 Mars, kur do të kthehet sërish ora ligjore, e cila që për herë të parë u vendos për të kursyer energji elektrike.

    Me ndryshimin e orës, vijnë edhe një sërë efektesh në ritmet e organizimit. Duke patur 60 minuta më pak dritë natyrale, evidentohen një sërë shqetësimesh të lehta në orën e brendshme të organzimit që shërben si rregullator, kryesisht e orëve të gjumit dhe nervozizmit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit