9.5 C
Tirana
E premte, 2 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Mos ia qani hallin Bujarit

    Nga Bledi Mane

    Me duart gjithë yndyrë nga mishi i festave rrëmbyen celularët e filluan si gjithmonë sharjet dhe mallkimet. Sebepi ishte një foto e aktorit të mirënjohur Bujar Asqeriu tek priste në rradhë si qytetar i denjë për të marrë abonenë e udhëtimit të linjave urbane brenda Tiranës. Tek gogësinin nga fryrja e barkut prej birrës e rakisë qanin hallin e një artisti që tashmë ka dalë në pension dhe ende vazhdon të jetë aktiv në skenat tona.

    Por realiteti është krejt ndryshe, artisti Bujar Asqeriu është goxha i vlerësuar krahasuar me standardin kolektiv që le për të dëshiruar.

    Zyrtarisht rej vitit 2022 artistët Bujar Asqeriu, Kozma Dushi, Marjeta Ljarja e të tjerë marrin çdo muaj pensionin special prej 1300 euro në muaj. Po ua përsëris, 1300 euro çdo muaj plus abonenë falas çdo muaj, plus ulje në fashën e faturës së energjisë elektrike çdo muaj, plus angazhime private të paguara e të patatuara në teatër, komedi dhe kinematografi…

    Bujari ka hall tjetër, i mungon vetëm një makinë Range Rover dhe të dalë të gjuajë nga Blloku.

    Ndaj mos ia qani hallin Bujarit se ia ka zgjidhur hallin qeveria, qajani hallin nënës dhe babait tuaj pensionist që dikur u rropatën nëpër kooperativa e fabrika dhe qeveria vazhdon të tallet me ta.

    Respekte Bujar, ta gëzosh pensionin special se e meriton!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit