31.5 C
Tirana
E enjte, 7 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mos Kiara do të prezantojë “Këngën Magjike 2025”?

    “Kënga Magjike 2025” do të nisë më 14 shtator dhe Ardit Gjebrea ka konfirmuar se krah tij, si bashkëprezantuese do të jetë e bija, Ana Gjebrea. Sigurisht, prezantimi do të jetë më emocionues për të, pasi do të ketë në skenë vajzën e tij, por sipas një videoje të publikuar nga vetë moderatori, ndoshta do t’u bashkohet edhe Kiara Tito.

    Në videon e publikuar në Instastory nga llogaria e Arditit, shfaqet Luizi, i cili thotë: “E zëvendëson goca e tij Arditin. Ju mendoni se me mua? Harrrojeni! Me Kiara Titon!”.

    Ndërkohë që s’e dimë ende të sigurt nëse Kiara do të jetë bashkëprezantuese me Anën dhe Arditin, ky i fundit, ka treguar emocionet e tij për këtë vendim të rëndësishëm.

    “Këtë vit ne kemi 25-vjetorin e ‘Këngës Magjike’ dhe duke qenë një vit shumë i rëndësishëm dhe i shënuar, do doja që ta ndaja me ju një gëzim shumë të madh, që Ana Gjebrea do të jetë prezantuese e festivalit ‘Kënga Magjike 2025’”, u shpreh kantautori.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit