15.5 C
Tirana
E martë, 3 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Mos më prek me dorë” – Ledjona ofendon Roza Latin, degradon debati në konfrontim fizik

    Ka degraduar me tone të ashpra debati mes moderatores Roza Lati dhe gazetares Ledjona Xheladinaj.

    Pas episodit kur Ledjona u tha banorëve se “nuk njeh askënd”, Roza i ndau sot në kategori konkurrentët, ku Ledjanës i tha se duket ‘e egër nga jashtë, por shumë e brishtë’.

    Komentet e Rozës, Ledjana nuk i priti aspak mirë, ndërsa e etiketoi moderatoren si “lilipute”, aty ku nisi edhe debati.

    Ledjona: Do kesh kohë ta njohës Ledjonën, nuk është ashtu siç e përshkrove ti. Ti qenke një shqiponjë dhe shpresoj që të jesh një shqiponjë e vërtetë sepse deri tani nuk është se më dukesh shqiponjë.  Të bësh zhurmë nuk do të thotë që po flet e kupton?

    Roza: Kapu diku ku duhet o Ledojona dhe rri si femër jo si lac dhe fol mirë. Dhe liliputen ktheje mbrapsht se doli huq.

    Ledjona: Po Roza, je një lilipute e lezetshme.

    Roza Lati: O Ledjona të ecësh ashtu mes të debatit do të thotë që të lesh topin sepse nuk po e mban dot të triblim, mbaje. (E prek me dorë tek shpatulla).

    Ledjona: Kujdes me dorën mos prek, nuk ta lejoj. Nuk ke koenfidenca të ma bësh mua këtë, po je nga ata tipa që thua ec sa i mirë je.

    Roza LatiMbaje topin në triblim zemra dhe kur flet, fol diçka me baza.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit