Pas daljes nga “BBV2”, Kiara Tito moderoi emisionin e shumëpërfolur të kësaj vere, “Kepi i VIP-ave”. Ndërkohë, tashmë edhe pak ka ngelur për të nisur sezoni i ri televiziv dhe Kiara është aluduar se mund të jetë moderatore tek “Për’puthen”.
Ditën e sotme Kiara ka postuar në Instastory pak nga fustani i saj nga Valdrin Sahiti, ku të gjithë kanë menduar se nuk është një fustan dasme por ndonjë projekt e kështu aludohet se është duke xhiruar promon e një emisioni, i cili mendohet të jetë “Për’puthen”.

Për këtë emision është aluduar që mund të drejtohet edhe nga Efi Dhedhes.
Ditën e djeshme Kiara ka treguar se për të është një ditë shumë e veçantë, pasi janë dy festa të rëndësishme për të. E para është se prindërit e saj festojnë 30 vjetorin e martesës dhe e dyta se sot është edhe ditëlindja e mikeshës së saj më të ngushtë, Liesa Haxhiasllani.




