20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mos ndoshta përmes këtij postimi, Fifi thumboi “Big Brother VIP Albania”?

    Fifi ka shprehur mbështetjen e saj për “BBVK”, duke postuar një foto në Instastory, nga nata finale e edicionit të parë të programit dhe i ka bërë tag fituesit, Arkimed Lushajt (Stresit), por ka bërë edhe një koment për produksionin e “BBVK”: “Stresi, ia dole vëlla! @bigbrothervipkosova hallall për këtë edicion njerëzor…Hallall…Me shumë kujdes ruajtët dhe imazhet e personazheve”, shkroi Fifi.

    Mos ndoshta përmes këtij postimi, Fifi thumboi “Big Brother VIP

    Kjo u konsiderua si një kunjë kundrejt produksionit të “BBVA”, në edicionin e parë të së cilit, Fifi ishte banore e shtëpisë së famshme. Pavarësisht se Fifi mori shumë komente nga publiku, doli nga shtëpia me dëshirë, për të ruajtur shëndetin e saj mendor.

    Asokohe, ajo u shpreh: “Unë kam marrë vendimin për të lënë shtëpinë e ‘Big Brother’ sot. Kam nevojë të merrem me veten. Kam nevojë të merrem me shëndetin. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë. Nuk e kam mundësinë që të flas për çfarë kam. Kam nevojë të dal jashtë dhe të merrem me veten dhe ju pres pas 50 ditëve.”

    Më pas, “BBVA” publikoi një video në të cilën njoftonte se do të niste shumë shpejt edicioni i dytë i “Big Brother” dhe në të, u shfaq momenti kur Fifit i ranë të fikët. Këngëtarja reagoi e revoltuar, duke thënë se po i shkatërronin jetën.

    “Para një viti unë kam qenë pjesë e Big Brother. Të gjithë e dini. Të gjithë e keni marrë vesh çfarë psikopateje jam, sa njeri i mirë jam, sa njeri i keq jam, sa artiste jam, sa pak artiste jam, sa kam dashur të bëj gjëra për vëmendje e sa jo, të gjitha i keni kuptuar. Kam qëndruar brenda gati 2 muaj dhe rreth 18 herë kam kërkuar të dal nga ajo shtëpi por nuk kam mundur. Pse s’kam mundur të dal, e di produksioni”.

    Ajo vijoi:

    “Më ka rënë të fikët dy herë, një herë në Prime që e keni parë të gjithë, e një herë që nuk ka dalë në transmetim. Në atë shtëpi unë kam qeshur, kam luajtur, kam kërcyer, kam kënduar, kam vjedhur aparatet e kafeve, i kam lënë pa kafe, madje i kam trembur njerëzit edhe me punën e shkopit. Përvec këtyre, unë edhe kam shkruar brenda dhe ajo këngë është himn sot. Besoj e dini cila këngë është. Nuk e di nëse ekziston ndonjë njeri në rruzull, flas për shqiptarët, që nuk e ka dëgjuar atë këngë. Krejt e dinë si këngë. Krejt e kanë dëgjuar. Edhe ju Top Channel e keni gjetur veten te ajo këngë, edhe ju më keni thënë “ça kënge ke bërë”, “ça himni e ke shkruajtur”. Pse nuk e nxorët te videoja promovuese që vjen Big Brother VIP 2 Fifin duke shkruar këngën “Diell”? Fifin duke e kënduar këngën nëpër shtëpi? Pse nuk e nxorrët Fifin duke shkruar një këngë tjetër që do dalë së shpejti?”.

    “Pse vazhdoni me nxjerr gjëra që të më nxirrni mua keq? A kaq shumë jeni kënaqur që Fifi po del keq në publik dhe me ia ul pikët si njeri, si artiste apo si imazh? Mos me e lënë me qenë e lumtur? Faleminderit shumë Top Channel! Shumë faleminderit për cdo gje. Faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qejf të vazhdoni të ma shkatërroni jetën. Faleminderit që nuk po më lini të harrojë një skenë shumë të rëndë për mua dhe familjen time”.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit