21.5 C
Tirana
E enjte, 3 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mos u mashtro nga pasioni: Nëse vëren këtë sjellje, ai nuk do asgjë serioze me ty

    Frika nga një lidhje e qëndrueshme është një nga problemet më të zakonshme, por edhe më shkatërruese, që dikush mund të sjellë në një marrëdhënie. Çdo problem me lidhjet serioze, që nga refuzimi për t’u përkushtuar vetëm ndaj një personi, deri te refuzimi për t’u martuar me dikë që ke takuar prej vitesh, futet tek frika për të krijuar një raport të qëndrueshëm. Dhe kjo është diçka që duhet shmangur (përndryshe do të përfundoni me një zemër të thyer). Sepse e vërteta është:

    Burra që kanë frikë nga lidhjet serioze rrallëherë do të ndryshojnë mendje, ndaj ndaloni së munduari kot.

    Sipas stereotipeve, burrat janë ata që “ngurrojnë”  të martohen, pasi nuk duan t’i japin fund aventurave të beqarisë, qoftë sepse preferojnë të dalin me shumë gra njëkohësisht, apo sepse thjesht nuk duan të kenë “lakun në fyt” nga përgjegjësitë e një marrëdhënieje.

    Ndonjëherë ky reputacion është i padrejtë, pasi nuk është gjinia ajo që e përcakton seriozitetin e dikujt në një lidhje. Por në disa raste, kyreputacion është i merituar. Ndaj, duhet të dini se nuk ka gjë më të gabuar sesa të mendosh se mund ta detyrosh një burrë të krijojë një lidhje serioze, teksa në shumë forma të ka lënë të kuptosh se nuk ky nuk është plani i tij.

    Çfarë do të thotë kjo për gratë?

    Do të thotë se një burrë me probleme të tilla është si një flamur i kuq gjigand që valëvitet para jush, dhe është përgjegjësi e juaja për ta vënë re këtë shenjë paralajmëruese.

    Pse? Sepse është zemra juaj që rrezikon të thyhet. Fatkeqësisht, shumë gra e kuptojnë këtë dhe kur një burrë u thotë se nuk është gati për diçka serioze, ato sërish nisin të ëndërrojnë për një fund të lumtur dhe rrjedhimisht nuk i japin fund këtij raporti.

    “Mund të mos jetë gati për diçka serioze me të tjerët,” mendojnë, “por do të jetë gati për diçka serioze me mua.”

    Por, edhe pse vënë re flamujt e kuq, shpesh i injorojnë ato, edhe kur sinjalet bëhen të qarta dhe të pamohueshme. Kjo është një nga historitë më të vjetra në botë: vajza takon djalin, djali refuzon të marrë përgjegjësi, vajza përpiqet ta ndryshojë.

    Pse lidhjet e tilla shpesh përfundojnë keq?

    Takimi me një burrë që ka frikë nga marrëdhëniet serioze rrallëherë ka një fund të lumtur. Shpesh gratë e ngatërrojnë “dashurinë” me “partneritetin”, edhe pse nuk janë e njëjta gjë (pavarësisht disa ngjashmërive).

    Dashuria është më shumë për intimitetin, pasionin, dëshirën dhe lidhjen romantike. Ajo nuk përfshin pjesën tjetër që krijon një marrëdhënie të vërtetë.

    Dashuria mund të sjellë shumë emocione “në shtrat”, por kjo është shpesh kufiri i saj. Partneriteti është kur dy njerëz bëhen pjesë e jetës së njëri-tjetrit në një mënyrë të vazhdueshme.

    Në një partneritet, ju mbështesni njëri-tjetrin emocionalisht, fizikisht dhe ndoshta edhe financiarisht. Dhe më e rëndësishmja, të dy jeni të gatshëm për të ndërmarrë hapa gradualisht drejt martesës.

    Këtu gabojnë shumë gra, ato përpiqen të kthejnë një lidhje dashurie në një partneritet, por në proces “anija fundoset”. Dashuria është një gjë e bukur, por vetëm kur e pranon për atë që është, jo për atë që shpreson të bëhet. Të ngatërrosh dashurinë me partneritetin është si të ngatërrosh pushimet me jetën reale.

    Mund të hipësh në avion dhe të shkosh në një plazh. Mund të shijosh diellin dhe të pish alkool gjithë ditën, por sërish, nuk është shtëpia jote.

    Nëse je në një lidhje dashurie dhe të bën të lumtur, super, s’ka asgjë të keqe në mënyrën si po jeton. Por nëse kërkon diçka për të ndërtuar dhe rritur së bashku, duhet të jesh në një partneritet.

    Jo vetëm ti, por edhe personi që takon. Nëse ai/ajo nuk e imagjinon të njëjtën të ardhme, është koha të ecësh drejt dikujt që e bën këtë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit