10.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Mozzik thotë se është ‘artisti më i urryer nga artistët e tjerë’

    Mozzik shquhet për thumbat e tij karshi kolegëve dhe jo vetëm. Reperi mori të gjithë kohën e botës për të publikuar disa story, ku gjuante në drejtime të ndryshme, duke e cilësuar veten si “artistin më të urryer ndonjëherë nga artistët e tjerë”.

    “Artisti më i urryer ndonjëherë nga artistët”, shkroi reperi në shqip, duke e përkthyer edhe në anglisht. Postimin e shoqëroi edhe me një emoji me shkelje story.

    Ç’ndodhi? Mozzik thotë se është ‘artisti

    Më tej, publikoi një mesazh që i kishte ardhur në DM, ku një ndjekës/e i thoshte se gjithsesi është më i pëlqyeri nga publiku. “Këtu dalloj unë me krejt (të tjerët)”, shkroi reperi.

    Ç’ndodhi? Mozzik thotë se është ‘artisti

    Më tej, bëri me dije se 20 këngët e tij do të shoqërohen edhe me 20 videoklipe.

    Ç’ndodhi? Mozzik thotë se është ‘artisti

    Pastaj, nuk mungoi edhe një referencë e deklaratës së Sali Berishës në parlament: “Jam Mozzik-u unë, o budallenj”, tha artisti.

    Ç’ndodhi? Mozzik thotë se është ‘artisti

    “Ekzistojnë ndonjëherë disa komente “të estradës” nëpër projektet e mia “Coming Soon”, (që thonë) “suksese”, “bravo”, repekt”. Ku? S’po ju gjej më. Mos u trembni! Askush kurrë s’ka ngacmuar askënd”, thotë Mozzik, duke shtuar se mund të flenë të qetë.

    Ç’ndodhi? Mozzik thotë se është ‘artisti

    Mandej, tha se nëpër intervista, artistët nuk pyetën se ç’mendim kanë për Mozzik.

    Ç’ndodhi? Mozzik thotë se është ‘artisti

    Duke theksuar se gjithnjë ai i ka përmendur dhe i ka lavdëruar, sepse s’ka frikë prej suksesit. “Ju pafsha aty ku doni të më shihni! Respekte kolegë”, përmbylli ai vazhdën e postimeve.

    Ç’ndodhi? Mozzik thotë se është ‘artisti

    Nuk e dimë se ç’ka ndodhur dhe ç’janë këto thumba, por gjithsesi, na vjen mirë që u shprehe Mozzik.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit