9.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Mozzik tregon më shumë për të dashurën e re: E kam pasur qejf prej kohësh

    Mozzik, në një intervistë për “Reload” në RTV Dukagjini, ka konfirmuar lidhjen e tij me Lotina Hazirin, duke e bërë të qartë se është shumë mirë dhe i lumtur.

    Reperi tregoi ndër të tjera se i ka shkruar prej kohësh dhe se e ka pasur qejf për një kohë të gjatë.

    Fillimisht, reperi tha se nuk ka qenë fare rastësi lidhja me të:

    “Nuk ka qenë rastësi. E di si? Është temë shumë e shkurtër që përmbyllet shumë qartë dhe fundja besoj që e përmbyll, e përforcon çfarë fola unë. Ajo ndjesia që jam shumë mirë dhe jam shumë i lumtur…”.

    Më tej, shtoi se të dashurës i ka shkruar prej kohësh, çka tregon që ka pasur një pëlqim të vjetër dhe të bukur:

    “Lotinës unë i kam shkruar prej kohësh, domethënë që pasqyron një pëlqim timin të bukur, të vjetër. Më pas si kanë ardhur ujërat e jetës, kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë, thjesht kanë ardhur. Jam shumë i lumtur në këtë pjesë”.

    Sa i përket lidhjes së tyre, nuk dihet se kur ka nisur, por mediave u ra në sy fakti që ata të dy publikonin shpesh foto nga i njëjti vend, kur ishin me pushime në Tanzani. Lotina, ashtu si Mozzik, e ka konfirmuar romancën përmes një postimi në Instagram, ku shkroi: “Mozi day everyday”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit