21.5 C
Tirana
E diel, 27 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Mund të kisha qenë më i butë me çiftin”, Arbër Hajdari: Luizi nuk më ka mbajtur inat

    I ftuar në “Ftesë në 5”, opinionisti i Big Brother, Arbër Hajdari ka folur në lidhje me hatërmbetjen e Kiarës dhe nëse Luizi ka mbajtur një qëndrim ndaj tij.

    Ai tha se ai e ka kuptuar se në atë program nuk kishte asgjë personale me askënd, dhe se gjithsecili përfaqëson një model.

    Pjesë nga biseda:

    Arbër Hajdari: Kiara dhe unë kemi pas mendime të ndryshme, ka mbajtur distancë, por ka qenë çështje ditësh.

    Bieta Sulo: Po Luizi të ka mbajtur inat për këtë?

    Arbër Hajdari: Jo, Luizi ka qenë gjithmonë koherent, ka shprehur pëlqim për Kiarën që në ditët e para. Ndoshta mund të kisha qenë më i butë, për pjesën e parë kur Kiara ishte brenda shtëpisë.

    Bieta Sulo: Më i butë me kë?

    Arbër Hajdari: Me çiftin. Mund të kisha dashur që mos të flisja shumë për ta, por që situatat brenda shtëpisë edhe të detyronin të flisje për situatat që ndodhnin. Pastaj një trysni e madhe nga publiku, që thonin: “Pse s’flisni për këtë.” Por mendoj se në pjesën e parë, mund të isha më i butë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit