21.5 C
Tirana
E diel, 26 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mungesa e barnave për pacientët me kancer, raporti i KLSH-së “trondit” shëndetësinë: Deputetët e PD-së i kërkojnë llogari Ministrisë

    Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili hodhi dritë mbi një skandal të madh në sistemin shëndetësor shqiptar ka sjellë dhe reagimin e Partisë Demokratike.

    Përmes një shkrese të firmosur nga deputetët e PD-së, ata kërkojnë që t’u jepet informacion nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe FSDKSH lidhur me mungesën e medikamenteve në Spitalin Onkologjik.

    “Denoncimet publike të sjella nga media të ndryshme, qytetarë, etj, sjellin raste flagrante që pasqyrojnë këtë situatë, me mungesë  shërbimesh jetike për dhjetëra apo qindra pacientë, mungesë medikamentesh e deri te mungesa e rimbursimit të trajtimeve mjekësore.

    Kjo situatë është e papranueshme, në një kohë kur buxheti i shtetit nga vitit në vit deklarohet se ka rritje për shëndetësinë, ndërkohë shërbimi shëndetësor për pacientët mungon”, thuhet në shkresën e firmosur nga Albana Vokshi, Ina Zhupa, Elda Hoti, Denisa Vata, Erisa Xhixho, Ledina Alolli etj.

    Kujtojmë se ka qenë gazetari Osman Stafa ai i cili publikoi një pjesë të këtij raporti, ku auditi i KLSH-së zbuloi se për vite me radhë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në struktura të tjera spitalore, pacientët me kancer kanë mbetur pa trajtim të plotë për shkak të mungesës së barnave esenciale.

    Raporti liston dhjetëra emra barnash si Erlotinib, Carbopaltin, Ifosfamide, Mensa, Trastuzumab, Methortrexate dhe Doxorubicin, të cilat në disa raste mungonin plotësisht. Ndërsa në raste të tjera rezultonin si stok aktiv në sistemin elektronik Pentaho, edhe pse kishin skaduar. Kjo, sipas KLSH, rrit në mënyrë dramatike rrezikun që barna të pavlefshme të përdoren nga pacientët që enden spitaleve me shpresë për jetën.

    Pyetjet drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë e FSDKSH:

    1. A është në dijeni Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale për situatën në Spitalin Onkologjik, mbi mungesën e funksionimit të bakiterapisë apo shërbimeve të tjera jetike, dhe mungesën e rimbursimit të imunoterapisë për kancerin gjinekologjik? Nëse po, çfarë masash ka ndërmarrë MSHMS për këtë situatë dhe sa efikase mendon se këto masa janë në mënyrë që të sigurohet rikthimi i funksionimit të bakiterapisë si dhe rimbursimi për imunoterapinë e kancerint gjinekologjik?

    2. Çfarë masash do të ndërmarrë MSHMS në mënyrë që të sigurojë mbulimin e plotë financiar të medikamenteve për trajtimin terapeutik “me imunoterapinë Pembrolizumab” për zonjat e diagnostikuara me kancerin e mitrës, duke nisur nga fundi i shtatorit deri në fund të vitit? A do të mundësojë rimbursim financiar të kostove të trajtimit terapeutik “me imunoterapinë Pembrolizumab”, për pacientët të cilët janë detyruar ta marrin të parimbursuar deri tani?

    3. Çfarë masash parashikon të ndërmarrë MSHMS në mënyrë që të sigurohet edhe në Shqipëri transplanti i palcës për fëmijët? Kur do të jetë ky shërbim i aksesueshmë për të gjithë pacientët pediatrik?

    4. A do të kërkojë MSHMS pranë Këshillit të Ministrave për vitin e ardhshëm buxhetor 2026 financim të nevojshëm për shërbimin e bakiterapisë, dhe shërbimeve të tjera, si dhe fond të posaçëm për rimbursimin e plotë të barnave apo trajtimit terapeutik të pacienteve me kancer gjinekologjik?

    Fatkeqësisht kjo nuk është e vetmja dramë që vijon të konsumohet pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT. Prej më shumë se dy muajsh, në Shqipëri nuk funksionon brakiterapia, një trajtim jetik dhe i domosdoshëm për gratë me kancer gjinekologjik. Ky është një trajtim i pazëvendësueshëm.

    Ndaj në mungesë të kësaj pajisjeje, dhjetëra paciente po mbeten pa trajtimin e duhur, ndërsa koha për to është më e çmuar se çdo gjë tjetër.

    Në këtë kontekst, në përmbushje të funksioneve të statusit të deputetit sipas përcaktimeve ligjore, kërkojmë një informacion shteruese dhe konkretisht:

    1. Sa është vlera financiare që përdoret për rimbursimin për trajtimin terapeutik “me imunoterapinë Pembrolizumab” të pacientëve me kancer, parashikuar për vitin 2025? Sa ka qënë kjo vlerë financiare për 3 vitet e fundit 2022-2024?

    2. Për sa pacientë në vit parashikohet rimbursimi me për trajtimin terapeutik “me imunoterapinë Pembrolizumab”?

    3. Sa është diferenca financiare nga fondi për barnat dhe pajisjet mjekësore të cilat nuk janë përdorur nga qytetarët për rimbursim gjate vitit 2024?

    4. Sa është vlera financiare mesatare e rimbursimit vjetor të barnave të një pacienti me sëmundje tumorale?

    5. Sa është vlera financiare e rimbursimit vjetor për barna të një pacienti me sëmundje të kancerit gjinekologjik (qafës së mitrës)?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit