11.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Muzikë, mish, peshk dhe alkool” – Hapen 68 tendera me vlerë 1.5 milionë euro për “resortet” e pushtetarëve!

    Një shumë e majme prej 1.5 miionë eurosh është tenderuar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, duke blerë mish, peshk, alkool, fruta apo edhe për vegla muzikore. Çdokush e kupton se çfarë mungon në këto tendera, por duke parë këtë luks në këto “resorte”, dhe ajo “gjëja” e pa tenderuar s’duhet t’u mungojë krerëve të shtetit.

    Kjo drejtori kujdeset për shtëpitë e pushimit, atje ku shkojnë krerët e shtetit, rezidenca të cilat janë në male, qytete apo edhe në bregdet. VoxNews ka analizuar plot 68 procedura që janë publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, ku kërkohet gjithçka, që nga pajisje për tualetet, të pastrimit, të ushqimit apo edhe të akomodimit. Nga peshqirë për trupin, kokën apo këmbët, ashtu edhe pajisje për hapjen e verës apo pastrimin e peshkut.

    Por, nëse këto pajisje mungojnë në shtëpitë apo edhe në lokale, s’mund të mungojnë në “resortet” ku pushojnë krerët e shtetit, atje ku takojnë homologë nga vendet e ballkanit apo perëndimore. Atje ku askush s’jep informacion për luksin, por duke publikuar tendera merret me mend se çfarë ndodh.

    “Muzikë, mish, peshk dhe alkool”, hapen 68 tendera me

    Faksimile: Tenderët e shpallur nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare

     

    VoxNews ka analizuar tenderët e shpallur nga DSHQ-ja, ku vlera totale e 68 procedurave është plot 150.086.00 lekë, ose mbi 1.5 milionë euro.

    Por, krahas tenderëve të plotësimit të shtëpive të pushimit, kjo drejtori ka akorduar një shumë prej 2.5 milionë lekësh për udhëtime dhe akomodime në hotele. Po shpenzon 1 milionë lekë për produkte të konservuara, 700 mijë ekë për produkte pastiçerie apo edhe 300 mijë ekë për erëza të ndryshme.

    Kjo drejtori po shpenzon 900 mijë lekë për fruta të thata, ndërkohë ka akorduar një shumë prej 2.5 milionë lekësh të rinj për perime dhe fruta të freskëta. 2 milionë lekë po shpenzohen për pije të ngrohta, kafe, çaj , salep, kakao apo kapuçino.

    Për produkte “pije jo alkoolike” po shpenzon 2.5 milionë lekë, ndërsa 1 milionë lekë për pije alkoolike. Gjithashtu ka akorduar një shumë prej 1 milionë ekësh për verë vendi dhe importi, teksa 3 milionë të tjera janë për produkte bulmeti.

    1.5 milionë lekë janë dhënë për produkte ushqimore, ndërsa 2 milionë për produkte mishi. Ndërkohë, këto rezidenca kërkojnë shumë produkte deti, teksa shuma e akorduar është plot 2.3 milionë lekë. Normalisht produkte të cilësisë së parë dhe jo të dytë apo të tretë, që tenderojnë azilet.

    “Muzikë, mish, peshk dhe alkool”, hapen 68 tendera me

    Faksimile; DSHQ ka akorduar një shumë pre 3 milionë lekësh për dezifektime

     

    Megjithëse qeveria bën tendera për dezifektimin e zonave urbane dhe bregdetare, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare po shpenzon plot 3 milionë lekë. Tenderi është “dezinfektim i ambienteve të jashtme dhe të brendshme të Rezidencave Qeveritare”, ku kërkohet shërbime dezinfektimi nga parazitët dhe shërbime dezinfektimi nga minjtë.

    Ndërkohë kërkon materiale tekstile në verën e 3.6 milionë lekë, si perde apo mbulesa tavoline. Gati 3 milionë lekë po harxhohen për lavazhe dhe larje e specializuar e tapicerive, ndërkohë për serviset e makinave është akorduar një shumë prej 8.3 milionë lekësh. 3.1 milionë lekë janë dhënë për tondera apo printera, 500 mijë për gaz të lëngshëm për gatim.

    Në dokumentet e analizuara nga VoxNews shkruhet se është akorduar një shumë prej 2.8 milionë për riparimin e pajisjeve elektroshtëpiakeve, 4 milionë për materiale elektrike apo edhe 1.7 milionë për makneri dhe vegla pune. Akorduan një shumë prej 4 miionë lekë për materiale ndërtimi, 8.2 milionë për detergjentë apo produkte higjenosanitare dhe aksesorë në ndihmë të pastrimit.

    DSHQ akordoi një shumë prej 1.5 milionë lekë për materiale për gjelbërim (pleh, fara, fidane etj), 4.3 milionë për siguracionet e makinave apo edhe 3.5 milionë për materiale njëpërdorimëshe shërbimi dhe hotelerie. Gjithashtu drejtoria akordoi një shumë prej 6.5 milionë për pajisje dhe orendi mobilimi, 5 milionë për materiale elektroshtepiake.

    “Muzikë, mish, peshk dhe alkool”, hapen 68 tendera me

    Faksimile: Lista e tenderëve të DSHQ-ve, ku akordohen 4 milionë për enë guzhine

     

    Në listën e gjatë të tenderëve është edhe një procedurë me vlerë 4 milionë lekë për pajisje dhe mjete kuzhine, 700 mijë lekë për regji televizive për organizimin e eventeve. 4 milionë kanë shkuar për shërbim projektor, ekrane LED, monitorë, screen, etj, ndërkohë që akroduan një shumë prej 300 mijë lekë për shërbim funerali. 1.5 milionë kanë shkuar për kompozim lulesh për organizimin e eventeve, 150 mijë lekë për kuti karikimi, karikuesa individual për celularë.

    900 mijë lekë do të shkojnë për shërbim kondicionimi, ndërkohë për kamera 360 gradë, paketa zoom etj, do të shkojnë 500 mijë lekë. 2.5 milionë janë për printime, 200 mijë për ambiente e qira apo edhe 1.8 milionë për shërbime pastrimi të specializuar.

    Drejtoria ka akorduar një shumë prej 3 milionë lekësh me vlerë shërbim transporti dhe bileta avioni, 500 mijë lekë për akomodim apo vlera 1 milionë për medalje. Për përkthimin u akorduan një shumë prej 3.8 milionë lekë, ndërkohë 1.5 për tendera dhe çadra me qira. 4.6 milionë do të shkojnë për tapet njëpërdorimësh apo edhe 800 mijë për dhurata të ndryshme.

    2 milionë u akordua një shumë për flamuj të natyrave dhe mayerialeve të ndryshme, 5.5 për sistem ndriçimi apo edhe 6.5 milionë për shërbim sistem fonie dhe mikrofonie, teksa 4.9 milionë shkuan për banera.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit