10.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Myslimani” Hysni dhe “shenjti” Sali

    Nëse do të hapësh portalin e familjes Berisha, përveç Çlirim Pekës, që paguhet mirë për të shkruar si kamikaz, do të shohësh përditë edhe një emër tjetër, që shkruan më shumë edhe se vetë Peka.

    Personi në fjalë quhet Hysni Gurra dhe për shumë kohë ka qenë zëdhënës i Komunitetit Mysliman Shqiptar.

    Tani duket se ka kaluar si zëdhënës i Berishës dhe sulmon këdo që nuk mendon si Saliu.

    Këtë radhë, iu është turrur gazetarëve që kritikojnë Berishën për humbjen e rëndë më 14 maj, duke i quajtur maskarenj.

    “Në vend që të venë alarmin se deri ku mund të arrijë Rama në zgjedhjet parlamentare të 2025 për të deformuar vullentin e zgjedhësve, “analistët” “analizojnë” zgjedhjet a thua se janë zhvilluar në kushte barazie.

    Harrojnë që Berishën me gjykate, KQZ, KAS, nuk e donin në zgjedhje.

    Eshtë rast i rrallë që edhe raporti paraprak i vëzhguesve ndërkombëtarë është më kritik se “analistët” shqiptarë.

    Sot gazetarët dhe analistët me ose pa dashje po bëjnë lojën e Ramës ose kanë rënë në kurthin e të qenit “interesant”.

    Në vend që të merren me çështjet e shkatërrimit të zgjedhjeve, një pjesë e “analistëve” merren me çështjen e shkatërrimit të opozitës.

    Në vend që të përpiqen t’i japin përgjigje pyetjes: Pse me Ramën kryeministër standartet e zgjedhjeve po vijnë duke u rrënuar, “analistët” shohin filxhan dhe sipas filxhanit të tyre; masakrën zgjedhore e ka bërë opozita”, shkruan ai, në komenti e tij të titulluar “Masakrimi i zgjedhjeve dhe maskarenjtë e medias”.

    Tani jo se nuk ka maskarenj në media, por vështirë se mund të quhesh gazetar i ndershëm kur mbron Berishën dhe Metën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit