25.5 C
Tirana
E martë, 29 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Na fal Aron” – Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë: Nxore në dritë një realitet të trishtë

    Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese për 18-vjeçarin Aron Balaj, i cili u dhunua së fundmi nga ish-shefi i Rrugores në Vlorë, Adrian Isufi dhe miku i tij Leart Bimo (person me precedent krimanal).

    Marjana përmes këtij postimi është bërë “një” me Aronin, pasi ashtu sikurse dhe i riu, edhe socialistja e di fare mirë çfarë do të thotë të punosh me orë të tëra, turnet e gjata, tavolinat e shumta, klientët e padurueshëm dhe lodhjen e stërgjatë që të jep puna gjatë fluksit të sezonit.

    Më tej ajo thekson faktin se ashtu si dhe i riu kamarier, të gjithë ata që përballen me situata të tilla, duhet të ngrenë fort zërin dhe t’i tregojnë çdo “maskarai” që askush nuk është mbi ligjin.

    “Reagimi i fortë i opinionit publik asht shpresë, por na duhet me folë edhe ma shumë, që institucionet me veprue si duhet. Jam e bindun se ka edhe raste tjera, por reagimi shembullor sot duhet me i tregu çdo maskarai se askush s’asht mbi ligjin”, shkruan ajo ndër të tjera.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit