7.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Na jepni lekët, keni afat deri më 14 shkurt” – Hakerat i vendosin gjobë kompanisë “Air Albania”

    Kompania ajrore “Air Albania” ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga një grup hakerash të quajtur “LockBit”, të cilët i kanë vendsour si kusht për të paguar një shumë të konsiderueshme parash.

    Ky lloj sulmi konsiston në marrjen “peng” të të dhënave, përmes hakerimit të sistemeve të kompanisë, e cila më pas kërcënohet të paguajë një shumë parash në këmbim të rimarrjes së aksesit apo mospublikitmi të të dhënave.

    Lajmin e ka konfirmuar profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço, i cili në një status në rrjetet sociale shkruan se këtë gjë e kishte paralajmëruar kohë më parë.

    Grupi i hakerave të “LockBit” raportohet se i ka kërkuar kompanisë të paguajë një shumë parash, që nuk është bërë publike mirëpo mësohet se i kanë vendosur datën 14 shkurt si afati i fundit për të paguar shumën. Në autoritetet përkatëse nuk është bërë asnjë denoncim për një sulm të tillë.

    "Na jepni lekët, keni afat deri më 14 shkurt"/ Hakerat i

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit