Aleksia Peleshi prej ditësh ka qenë në qëndër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga aktori i humorit, Romeo Veshaj.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku foli për librat që ka botuar, por edhe për marrëdhënien me babanë dhe ndarjen nga ish-partneri.
Teksa po fliste për raportin që ka me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, Aleksia tha se e ka “shok të ngushtë”.
Ajo zbuloi se çfarë thotë babai i saj kur ajo del nëpër portale.
“Nuk është se ma shpreh shumë. Por unë e njoh dhe e di se nuk i pëlqen. Atij vetë nuk i pëlqen që jeta e tij private të komentohet shumë.
Në jetën reale është shumë gallatë, me kitare në dorë. I them hajde të bëjmë video dhe thotë ‘jo se na kanë bërë si lolo’”, tha ajo.
Ndërkohë për pjesëmarrjen në Portokalli Aleksia u shpreh: “Nuk e dinte se isha në Portokalli. Atë ditë kemi qenë të zënë dhe thashë më mirë mos t’i tregoj. Vetëm kur më pa dhe më tha pse nuk më tregove. I thashë se kisha harruar”.