9.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Na lini rehat, duam dhe ne rrugë si te vilat tuaja”, incident mes banorëve dhe tre deputetëve demokratë në Tiranë

    Partia Demokratike kishte lajmëruar sot një deklaratë për  punimet e Bashkisë së Tiranës për asfaltimin e rrugës “Xhon Belushi”.

    Por, banorët e zonës kanë dalë në mbrojtje të nisjes së punës dhe kanë përzënë deputetët e PD, Belind Këllici, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri.

    “Ikni, lëreni bashkinë të na bëjë rrugën. Ta kishit bërë ju kur e kishit bashkinë, po ju na latë në baltë”, dëgjohen banorët në video.

    Banorët shihen se debatojnë me deputetët dhe shoqëruesit e tyre.

    “Nuk është për politikë kjo, ju për vete i keni rrugët te vilat tuaja me asfalt e trotuare” – dëgjohet një tjetër banor.

    “Demokratë janë këtu, po ju asnjë votë nuk do merrni këtë herë” – dëgjohen pak më tej në filmim.

    Strazimiri është i njëjti deputet i PD, i cili kundërshtoi vite më parë këndin e lodrave te Liqeni.

    Ai madje u filmua duke mbajtur në brez edhe një pistoletë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit