11.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Na lodhe or burrë” – Sherr mes panelistëve te Grida Duma: Kur e kam lexuar unë Kushtetutën, ti s’kishe mbaruar shkollën

    Tensione dhe ngritje zëri.

    Ka qenë analisti Arion Sulo ai i cili ka dalë hapur kundër qasjes juridike të avokatit dhe ish-deputetit të Partisë Socialsite, Plarent Ndrecës, duke e cilësuar interpretimin e tij si të gabuar dhe jashtë kornizës kushtetuese.

    Sulo kundërshtoi idenë se ministrat apo deputetët janë të papezullueshëm, ndërkohë që vetë Ndreca ishte duke i lexuar nenet dhe raportin e Venecias.

    Debati vijoi më tej edhe me përfshirjen e gazetares Anila Hoxha, e cila vuri në pikëpyetje koherencën e argumentimit të Ndrecës dhe sqaroi se mungesa e një vendimi të botuar dhe e një qëndrimi përfundimtar nga instancat përkatëse ka krijuar një ngërç juridik në zbatimin e masave, duke e bërë situatën edhe më të paqartë në aspektin ligjor.

    Ndreca: Ministrat, presidenti janë të papezullueshëm. Ma lexo Komisionin e Venecias.

    Arion Sulo: Ajo lexohet e gjitha, nuk lexohet kështu.

    Ndreca: Ky është apendiksi i raportit që lexova. Imuniteti funksional nuk mund të cënohet nga askush dhe nuk hiqet. Është i paheqshëm sepse është pjesë e mospërgjegjësisë.

    Sulo: Ti po na bën një Kushtetutë tjetër, që deputetët dhe ministrat kanë imunitet, përveç arrestit me burg, kontrollit të shtëpisë. Domethënë të çmenden, të vjedhin.

    Ndreca: Ka imunitet funksional që është neni 73.1, është neni 73.2 që thotë që një ministër s’mund ta marrësh në rrugë dhe ta fusësh në burg.

    Sulo: Unë e njoh Kushtetutën kur ti nuk e kishe mbaruar shkollën. Nuk po bëjmë debat kot. Unë e kam lexuar para 20 vitesh. As Rama nuk i ka thënë këto që po thua ti, as Rama. Rama do më shumë veten e tij.

    Ndreca: Rama nuk është jurist.

    Sulo: Ti arrite që ta fusësh debatin… nuk është fare kështu si thua ti. Ta tha avokati ty… Rama sot ka lajmëruar, i ka thënë Gjykatës Kushtetuese se ti nuk më pezullon dot ministrat se do ndryshoj ligjin dhe unë s’ta jap as imunitetin. Ky tani na kthen të premten.

    Ndreca: Po mos hajde… është drejtuese Grida, nuk je ti këtu.

    Anila Hoxha: Nuk je i ndershëm me publikun. Ju jeni kontradiktor, zotëri, njëherë thoni s’ka vendim. Shqip do të thotë, vendimmarrja ka një kuptim. Ju na mësoni ligjet, unë po ju mësoj shqip. Ju thatë për sa kohë nuk i njihni ligjet, nuk është faji im që nuk i kuptoni.

    Ndreca: Pse acaroheni? Të thashë, fakti që the kanë disa imunitete nuk është faji im që thoni shpik imunitete.

    Anila Hoxha: Lexoje të gjithën. A jeni kaq besnik? Lexoje nga fillimi deri në fund.

    Ndreca: Të kërkoj ndjesë që nuk të mora leje ty çfarë të lexoj.

    Anila Hoxha: A ke ardhur për shoë? Unë nuk kam ardhur për shoë.

    Sulo: Gjyqtarët e Kushtetueses nuk e dinë këtë, e di vetëm Plarenti.

    Ndreca: Besoj e dinë, po…

    Sulo: E pse nuk e morën parasysh?

    Anila Hoxha: Derisa pika e tretë thotë që ky vendim është përfundimtar, e ka specifikuar Kushtetuesja në momentin në që janë shprehur. Që do të thotë, derisa ky vendim të hyjë dhe të botohet në Fletoren Zyrtare, vështirë se mund të quhet e pezulluar nga detyra.

    Por nga ana tjetër, gjithashtu ka një ngërç edhe në aplikimin e masës së gjyqtarit, pasi në apel, kur të dyshuarit iu drejtuan me kundërshtime, gjyqtari nuk u shpreh. Kemi vetëm një vendim të shkallës së parë që duhet se do të jetë i pazbatueshëm derisa të publikohet në Fletoren Zyrtare.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit