20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Na thuaj si e ke marrëdhënien me paratë të të themi ç’ke bërë/ç’duhet të bësh këtë verë

    Le ta pranojmë që vera është një nga stinët që na çliron më shumë- bashkë me ne dhe kuletat tona. Duke dashur ta shijojmë maksimalisht, harrojmë sa para kemi shpenzuar, sa kursime kemi, sa do të na duhen për detyrimet që vijnë bashkë me vjeshtën, etj, etj. Gjithsesi, në një moment a një tjetër është llogaria jonë ajo që na kërkon ta marrim më shtruar. Tani, duke na treguar sesi e keni marrëdhënien me paraënë, ne mund të gjejmë se ç’keni bërë apo ç’duhet të bëni gjatë kësaj vere.

    Nëse jeni kursimtar

    Ju jeni të fiksuar me sigurinë dhe mbledhjen e parave prandaj ju zë ankthi sa herë mendoni për shpenzime. Mund të udhëtoni duke ruajtur një buxhet minimal. Bëni çdo prenotim që përpara dhe kënaquni duke shijuar natyrën.  Airbnb është opsion i sigurtë dhe mos harroni të merrni ushqime me vete. Shmangni restorantet dhe baret e shtrenjta nëse doni të vazhdoni të kurseni.

    Nëse jeni të fiksuar pas pazareve

    Nëse sa herë jeni me pushime s’e ndaloni dot veten nga blerjet e reja, të paktën konsideroni suveniret nëpër dyqanet antike apo blini gjëra të dorës së dytë. Mund të jenë unike, jo të kushtueshme dhe të plotësojnë nevojën tuaj për të blerë. Gjithashtu, bëni durim dhe mos u bini pre e blerjeve impulsive. Prisni uljet e verës për të blerë veshjet e reja. Bëni me veten një garë dhe shihni nëse mund të përballoni ca ditë “pa asnjë shpenzim” gjatë kësaj vere.

    Nëse keni kredi për të shlyer

    E dimë që s’donit t’jua kujtonim këtë, por nëse s’e bëjmë ne do ta bëjë me siguri banka sapo data të afrohet. Përpiquni që gjatë pushimeve të uleni në restorante tipike me çmime të pranueshme dhe të refuzoni çdo ftesë që vjen për darka apo mbrëmje luksoze. Kujtojini vetes që nëse je me njerëzit e duhur s’ka rëndësi vendi, prandaj fokusohuni tek grupi i mirë. E mira është të udhëtoni më shumë gjatë fundjavave sepse mund t’i përballoni më lehtë pak ditë dhe njëkohësisht të merrni gjithë energjinë e pushimeve.

    Nëse shpenzoni pafund

    Nëse je njeriu që nuk di sa harxhon dhe do të marrësh më të mirën e pushimeve të tua pa pyetur për paratë, ka opsione pafund për ty. Eksploro vendet e reja, muzetë, kuzhinat tradicionale dhe gjithçka të re që lidhet me kulturën e vendit. Lidhe eksperiencën me njohje të reja dhe mësime të gjërave që nuk i dije, duke qenë se ke luksin të shpenzosh pa u menduar gjatë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit