35.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Nard Ndoka: Tani na ka mbetur vetëm Kanuni kundër Ramës, ai është çmendur

    Kreu i PDK Nard Ndoka duke folur në MCN e konsideroi sjelljen e kryeministrit Edi Rama në raport me kryetarët e bashkive si tejet të rrezikshme,  jashtë kornizave ligjore dhe kushtetuese.

    Ndërsa i cilësoi shembjet në Theth si çmenduri, Ndoka tha që diçka më e madhe fshihet pas këtij aksioni, e cila do të dalë shumë shpejt.

    Po ashtu Ndoka vuri në dukje se në Tiranë ka pallate dhe kulla pa leje, ndërkohë që Rama merret me Thethin.

    “Ajo që po bën Edi Rama është e rrezikshme, sjellja e tij. Hyn në mandatin e katërt dhe po tregohet jashtë mase i rrezikshëm, jashtë kornizave ligjore dhe kushtetuese. Po shemb pushtetin lokal, që është pushtet më vete.

    Ramiz Aliaj kishte një mendësi shumë më të avancuar se sa Rama sot për pushtetin. Ne Edi Ramën e kemi patur kryetar bashkie, ku ka treguar shenja agresiviteti dhe ka qenë tip regresiv që në atë kohë.

    Shoqata e kryetarëve të bashkive ka qenë një autoritet i padiskutueshëm. Ky s’e ka atributin ligjor, ndërhyn dhunshëm dhe krijon shumë probleme. Fajin për keqqeverisjen e këtij vendi e ka ky.

    Çdo faj që vërehet te mungesa e funksionimit të administratës lokale, është Edi Rama pas tyre, që kërkon t’i largojë që të shfryjë tullumbacen e tij.

    Është e vështirë t’i japësh një përgjigje vendimit të një të çmenduri për Thethin, se kjo s’është mendje normale! Këtu ku ndodhemi ne janë me qindra pa leje, dhe Rama i di shumë mirë. Janë pallate, kulla pa leje, edhe merret me Thethin. Kjo s’bëhet kështu siç e bën ky.

    Shkoi i mashtroi, i nxiti, ju tha që kthehuni nga jashtë, zhvilloni biznesin në tokat tuaja. Unë kam përshtypjen që po fsheh diçka më të madhe, do dalë shumë shpejt. Me këtë që bëri ky s’ka shpjegim tjetër.

    Ky shkërmoqi autoritetin e shtetit në Theth, e bëri bandë terroriste. Ky është peng i një loje të madhe që do dalë. Ata s’kanë rrugë tjetër veç Kanunit, Kanuni i ka mbajtur ata. Duhet të kesh një vendim gjykate që të hysh ti”, tha ai.

    Ndoka denoncoi se “banorët janë detyruar të paguajnë nën dorë 1 milion për të lidhur energjinë elektrike, 500 mijë për ujin, dhe të tjera para për t’u regjistruar si biznese, apo para për policët e zonës, bashkinë dhe inspektoriatin”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit