23.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nard Ndoka tregon “sekretin” pas takimit me Berishën: Rama më ka përzemër

    Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka foli për bisedimet me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha si dhe nuk la pa komentuar marrëdhënien që ka me kryeministrin Edi Rama.

    Teksa ishte i ftuar në studion e ‘Fax News’, Ndoka tha se në takim u diskutua për shpresën që duhet përçuar te qytetartë dhe përballja me kryeministrin Rama.

    Për këtë të fundit, ai u shpreh se Rama e ka përzemër pasi i ka qëndruar pranë kur ka ngritur kauza.

    Ai theksoi se PD jep mundësinë që një parti e vogël të ketë mundësi të rritet dhe të jetë e aftë të marrë pushtetin, ndërsa e majta nuk e lejon.

    Pyetje: Çfarë u diskutua në takimin që nuk u pa në media?

    Ndoka: Ishte një takim i rëndësishëm për faktin që e kristalizoi në një farë mënyre dhe pjesën e opozitës. Opozita sot ka pothuajse 20 parti politike së bashku pra plotesohet harku opozitar me parti të majta dhe të djathta. Në këtë mënyrë formalizimi i kasës së gjerë jep siguri dhe jep shpresa tek qytetarët edhe tek simpatizantë e partive të ndryshme politike. Kemi përballë një kryeministër që e ka asgjësuar pluralizmin.

    Pyetje: Po Rama, di që të ka përzemër?

    Ndoka: Po më ka përzemër sepse në momente të vështira kur ai e ka ngritur një kauzë kam qenë krah tij edhe ka arsye për t’më pasur por sot ai është në vetminë e tij, kur kishte nevojë i afronte të gjithë. Kjo është filozofia, se kur kishte nevojë i merrte të gjithë aleatët e majtë, në atë kohë zoti Milo, Gjinushin, Ngjelën, e me radhë. Kur ai e mori pushtetin, mori tortën dhe u ul me prapanicë, gjithë personazhet e tjerë i largoi por kjo i bëri dëm pluralizmit. Sot bashkëpunon me grupe kriminale por jo me sigla partish. Në këtë kontekst, e djathta e ka rujtur pjesën plurale pavarsisht se Lulzim Basha i dha disa goditje, ishin në lojë të dy bashkë që ti largonin partitë e tjera politike.

    Alternativat e reja e kishin shum të vështirë të mbijetonin në këtë filozofi dhe treg politik që ndërtuan. Në këto kushte e djathta ka një fryëmarrje më të madhe, është merita e zotit Berisha që ka ruajtur pjesën plurale. Një lider që i ka parë aleatët si peshë, si vlerë, për sistemin plural. Vendi jonë ka nevojë edhe për disa dekada që të kemi një pluralizëm dhe ndryshime. Asnjëherë se mendojmë që është kodi zgjedhor që i pengon pra që të dali në skenë personazhe të rinj. Tek e djathta jepet mundësi që të ketë parti të tjera ndërsa e majta pengon.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit