10.5 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Nard Ndoka zihet live me gazetarin: Mos ha m*t herë tjetër të merresh me mua

    Një debat i ashpër deri në fjalë fyese ka ndodhur ditën e djeshme në emisionin “Zona Zero” në Top News.

    Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është përplasur me gazetarin Flogert Muça të cilin e akuzoi se po e kalonte debatin në personal. Ndoka “shthuri” edhe gojën me gazetarin duke përdorur fjalor banal.

    Ndoka: T’i japim përgjigje asaj akuzës që bëri zotërija se e ktheu në personale. Ai së pari nëse nuk ka informacion duhet ta mësojë. Ose të vendosë një standart që kur vimë ne këtu bëjmë debat jo kështu shigjetime.

    Muça: Nuk është personale. Ju keni qenë me Ramën, tani jeni me Berishën. Është fakt. Këtu nuk i hyra në familje. Nuk e akuzoj për asgjë. Thashë vetëm që ka qenë me Ramën e tani del me Berishën, e këto lëvizje të nxjerrin të pamoralshëm.

    Ndoka: A mund ta mbyllësh gojën, ta shpjegoj unë. Unë karrierën politike, që ta marrë vesh edhe ai, që mos të hajë m*t herë tjera e kam filluar si kandidat i pavarur.

    Muça: Shko në shtëpi, dhe m*tin tregojau atyre në shtëpi, jo mua. Prandaj s’merr vota ti…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit